75 Mall Live Search
20:35 / E Premte, 25 Tetor 2024 / FR

Banorët e BBVK-së gati për ‘Prime’, sonte do të ndodh shumëçka brenda shtëpisë

Na ndan vetëm edhe një orë që prej nisjes së spektaklit ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova 3.

Spektakli ‘flakë’ do të nis nën prezantimin e nikoqirëve Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi, derisa tek paneli i opinionistëve do të jenë të ulur tashmë të zakonshmit, Olta Gixharri dhe Milaim Zeka.

Situatat, debatet e ngjarjet që e karakterizuan javën në shtëpinë e “Vëllait të Madh”, pritet të diskutohen sonte, po ashtu edhe eleminimi i parë i këtij edicioni të tretë të BBVK3.

Spektakli ‘Prime’ nis transmetimin nga ora 21:00 ekskluzivisht në ekranet e KlanKosova dhe ArtMotion, si dhe LIVE në kanalin zyrtar në Youtube, të Big Brother VIP Kosova.