75 Mall Live Search
18:42 / E Enjte, 04 Dhjetor 2025 / B XH

Banoret e BBVK4 grimojnë Labinot Rexhën si femër, shtëpia “shpërthen” në të qeshura

Në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4 vazhdojnë momentet gazmore, dhe këtë herë në qendër të vëmendjes ka qenë Labinot Rexha.

Banoret e shtëpisë vendosën ta transformojnë atë plotësisht, duke i bërë një grim të plotë – ashtu si një femër.

Vajzat, të udhëhequra nga Benita dhe Shkurta, morën në dorë të gjitha produktet e grimit dhe u përkushtuan me plot kreativitet.

Nga hije të syve te ngjyra e buzëve, Labinoti u lyer në detaje, duke u shndërruar në versionin e tij më komik deri më sot.

Ky moment u bë për të disponuar banorët dhe për të sjellë atmosferë të mirë brenda shtëpisë, ndërsa të gjithë shpërthyen në të qeshura sa herë Labinoti shikonte veten në pasqyrë.

Pas përfundimit të “makeover-it”, Benita dhe Shkurta e morën Labinotin për të vallëzuar, duke krijuar një skenë plot humor që argëtoi banorët e tjerë dhe solli shumë pozitivitet në shtëpi.

Ky moment i lezetshëm po komentohet gjerësisht edhe nga fansat në rrjetet sociale, të cilët po shijojnë çdo situatë të këtij edicioni të BBVK4.