75 Mall Live Search
11:03 / E Diele, 01 Nëntor 2020 / OSH

Banorët e Brodit bllokojnë rrugën që të dërgon në Brezovicë, Ministria e Infrastrukturës s’po ua plotëson kërkesat

Banorët e fshatit Brod të Sharrit gjatë ditës së sotshme kanë bllokuar rrugën që të dërgon në kompleksin turistik, Brezovicë.

Indeksonline mëson se ata e kanë bllokuar rrugën pasi që Ministria e Infrastrukturës nuk ua ka rregulluar rrugën.

Ministria e Infrastrukturës vetëm e kanë gërryer rrugën dhe e kanë lënë në atë gjendje.

Banorët po kërkojnë që sa më shpejtë rruga të shtrohet me asfalt./Indeksonline/