10:25 / E Enjte, 07 Tetor 2021 / LB

Banorët e Duzhnjës dhe Babaj të Gjakovës i japin mbështetje të fuqishme PDK-së në këtë komunë

Kryetari i degës së Partisë Demokratike të Kosovë në Gjakovë, Hajdar Beqa së bashku me kandidaten e kësaj partie për kryetar të kësaj komune, kanë zhvilluar një takim me banoret e Duzhnjës dhe Babaj të Bokës.

Në këtë takim, deputeti Beqa ka thënë se është prezantuar projekti i PDK-së për këtë komunë.

“Bashkë me Kryetaren e ardhshme të Gjakovës dhe asmbleistin e ardhshëm Myhedin Zeneli, takuam banoret e kësaj treve të Rekës se Keqe, të cilët përballen me probleme esenciale infrastrukturore”, ka shkruar Beqa në Facebook”.

Postimi i plotë i Beqës:

Pritje madhështore nga banoret e Duzhnjës dhe Babaj të Bokes për projektin e Partisë Demokratike të Kosovës për Gjakovën.

Bashkë me Kryetaren e ardhshme të Gjakovës dhe asmbleistin e ardhshëm Myhedin Zeneli, takuam banoret e kësaj treve të Rekës se Keqe, të cilët përballen me probleme esenciale infrastrukturore.

Me Arbëneshen Kryetare, e Myhedinin në Asamble, kjo treve do ta ndjejë në praktikë dorën e qeverisjes lokale, duke zgjidhur problemet infrastrukturore dhe problemet e tjera qe përballen çdo ditë banoret.

#gjakovanabashkon #pdk177.