Banorët e fshatrave të Gjakovës protestojnë kundër gurthyesve
Të gjithë banorët e fshatrave Kusar, Dol, Pjetërshan, Lipovec, Raçë e Moglicë do të protestojnë nesër në rrugën “Kusar-Gode” të Komunës së Gjakovës.
Kjo protestë bëhet kundër gurthyesve në mbrojtje të natyrës, transmeton Indeksonline.
Protesta nis në ora 11:00./Indeksonline/
