08:22 / E Enjte, 13 Qershor 2019 / indeksADMonline

Banorët e Gjilanit të jenë më vigjilent me shpenzimin e ujit!

Pavarësisht se për një kohë të gjatë pati reshje të shumta të shiut, ditëve të fundit moti i nxehtë po mbizotëron në të gjithë vendin.

E për shkak të gjithë kësaj Gjilani po përballen me probleme serioze të furnizimit me ujë të pijes.

Gati të gjitha burimet e ujit të cilat menaxhohen nga KRU “Hidromorava” janë të ndikuara nga kjo situatë e thatësirës, sidomos burimi kryesor Penda në Përlepnicë e cila mbulon mbi 60% të zonës së shërbimit në Gjilan është në një gjendje jo të mirë.

Është bërë thirrje për qytetarët që të jenë sa më vigjilent në shpenzimin e ujit përgjatë kësaj kohe, transmeton Indeksonline.

Më poshtë shihni disa fotografi  të pendës në Përlepnicë, ku kuota momentale është 16.74m nga 30.30m sa është kuota maksimale e ujit./Indeksonline/