Banorët e Hajvalisë shfrytëzojnë situatën e krijuar që të bëjnë lidhje ilegale në ujësjellës

Ujësjellsi i Prishtinës ka bërë të ditur që qytetarë të pandërgjegjshëm kanë shfrytëzuar situatën e krijuar në Kosovë që të bëjnë kyçje ilegale në ujësjellës.
Sipas Ujësjellsit këto veprime e dëmtojnë rrjetin dhe mund të ndikojë deri te çrregullimi i sistemit të furnizimit, shkruan IndeksOnline.
Po ashtu është bërë thirrje nga organet përgjegjëse që të merren masa në lidhje me këto veprime.
“Ne , jemi duke bërë përpjekje maksimale me ekipe mobile dhe menaxhment që, ta menaxhojmë këtë situatë e cila mund të ndikojë , që të shfaqen turbullira në krojet tuaja për shkak të ngjarjes së ditës së sotme,por organet kompetente të merren me raste të tilla që mund të dëmtojnë me qindra konsumatorë që furnizohen me ujë të pijshëm nga KRU,, Prishtina,, sh.a.” është thënë nga kjo kompani.

