Banorët e Istogut përkrahin Ilir Feratin

Përkrahje e fuqishme për kandidatin për kryetar të komunës së Istogut, Ilir Ferati, duket se nuk po vjen vetëm nga qendra e Istogut.
Një mbështetje e madhe Feratit po i vjen edhe nga fshatrat e po asaj komune.
Sonte, Ilir Ferati ishte mysafir në një familje të madhe nga fshati Shushicë e Ulët, ku prezentë ishin edhe shumë banorë të tjerë të rrethinës.
Aty Ferati, përveç se rinkonfirmoi mbështetjen e jashtëzakonshme që e ka nga fshatrat e Istogut, ai shpalosi programin e tij para pjesëmarrësve duke i siguruar ata që në qeverisjen e tij, Istogu do të jetë i të gjithëve dhe për të gjithë njësoj.
Kujtojmë që Ilir Ferati ka dalur i pari në raundin e parë të zgjedhjeve lokale dhe ishte shumë afër fitores pa balotazh.