20:53 / E Martë, 12 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Banorët e Klinës të rrezikuar nga rrëzimi i shtyllave elektrike (Foto)

Shtyllat elektrike në fshatin Kernicë të Klinës janë rrëzuar mbi malet e këtij vendi.

E kjo po rrezikon jetën e qytetarëve të cilët për Indeksonline kanë thënë se ndihen të pasigurt shkaku që telat përçues kanë prekur gati tokën.

Banorët e fshatit kanë apeluar tek organet kompetente që të intervenojnë dhe ta largojnë rrezikun që po u kanoset atyre./Indeksonline/