Banorët e Kodrinës në hall nga hajnat që po thyejnë vetura e po vjedhin në banesa

Banorët e lagjes Kodrina në Prishtinë kanë një shqetësim të madh.
Tash e disa ditë, ata po përballen me hajna të maskuar, që po thyejnë vetura e banesa, duke vjedhur edhe gjësendet më të vogla nga to, shkruan IndeksOnline.
Një nga banorët ka raportuar në redaksinë e IndeksOnline se nga një banesë janë marrë para dhe stoli ari, teksa nga një veturë gjësende me vlerë. Hajnat nuk po kursejnë as vjedhjen e biçikletave.
Viktimë e këtyre grabitjeve ka qenë edhe vet ai. Dy netë më parë, atij iu vodhën gjësende në veturë.
Sipas tij, banorët janë të shqetësuar jashtë mase, ndërkaq fëmijët po frikësohen. Madje, disa banorë, gjithnjë sipas sinjalizuesit, po rrinë edhe zgjuar për të evituar dëmet që mund të pësojë nga grabitja.
Banori në fjalë ka pohuar se për rastin janë të njoftuar edhe organet policore dhe ato hetuese.
Më poshtë pamje nga kamerat e sigurisë në një nga njësitë banësore në Kodrinë: