75 Mall Live Search
19:12 / E Enjte, 29 Shkurt 2024 / FR

Banorët e lagjes “Dardania” në Prishtinë po traumatizohen nga një person (VIDEO)

Banorët e lagjes “Dardania” në Prishtinë, e kanë një hall të madh.

Ata thuajse çdo ditë po traumatizohen me sjelljet e pahijëshme, britmat, sharjet e ofendimet që po i bën një person.

Ky person, nga ballkoni i banesës ku duket se jeton, shan e ofendon në vazhdimësi kalimtarët.

Njejtë ka ndodhur edhe të enjtën.

Lexues të IndeksOnline kanë sjellë pamjet e fundit të sjelljes së pahijëshme të këtij personi.

E i njëjti edhe ditë më parë ka shfaqur sjellje të tillë.

Madje për rastin kishin intervenuar edhe nga policia.

Më poshtë mund ta ndiqni videon.