75 Mall Live Search
07:20 / E Hënë, 08 Korrik 2019 / indeksADMonline

Banorët e lagjes ‘Mati 1’ në protestë, të pakënaqur me neglizhencën nga ana e komunës

Banorët e lagjes ‘Mati 1’ të Prishtinës kanë paralajmëruar për sot një protestë kundër Komunës së Prishtinës.

Protesta do të mbahet tek hyrja në rrugën “Muharrem Fejza”, ndërkaq banorët bëjnë të ditur se do të protestojnë si pasojë e pakënaqësive dhe neglizhencës së tyre nga ana e Komunës së Prishtinës.

“Ne banorët e lagjes “Mati 1”, në Prishtinë, ditën e hënë, datë 08/07/2019, nga ora 18:00 deri 18:30, do të mbajmë një protestë. Ne si banorë, shprehim indinjatën e thellë ndaj organeve komunale, ndaj injorimit.