21:13 / E Premte, 14 Gusht 2020 / indeksADMonline

Banorët e lagjes së Muhaxherëve ankohen për probleme me rrymë dhe ujë

Banorët e lagjes së Muhaxherëve në Prishtinë po ankohen për probleme me energji elektrike dhe ujë.

Në Prishtinë, saktësisht në lagjen e Muhaxherëve, banorët po kanë probleme me furnizim të energjisë elektrike dhe të ujit.

Arjeta Mjeku nga Ujësjellësi Rajonal, KRU Prishtina për Indeksonline thotë se ky është problem i izoluar, ku objektet e larta banuese nuk kanë stacione pompuese brenda tyre.

“Eshte problem i izoluar,objekte te larta banuese, pa stacione pompuese brenda tyre.

Ne jemi ne rregull, pasi qe ligjerisht obligohemi qe furnizimin me uje ta bejme me presion ne intervale 1.5 bar deri ne 7 bar, te cilen gje edhe jemi duke e bere.

Katet e larta te ndertesave kolektive ne kete periudhe mund te kene veshtiresi kohe pas kohe dhe kete problem duhet zgjidhur ata individualisht konform Ligjit per Bashkepronesi”, thotë Mjeku.