15:28 / E Enjte, 04 Korrik 2019 / indeksADMonline

Banorët e Lagjes Tophane ankohen për rrugët e dëmtuara

Shumë lagje në Kosovë ballafaqohen me rrugë të dëmtuara, ku qytetarëve u vështirësohet qarkullimi nëpër ato rrugë.

Njëjte po ndodh edhe në Lagjen “Tophane” në Prishtinë saktësisht në rrugën “Perandori Dioklecian”, ku rruga është mjaft e dëmtuar.

Qytetarët kanë adresuar shqetësimin e tyre në një faqe në Facebook, duke thënë përveç që kanë probleme me parkingje ata po ankohen edhe për këto rrugë të dëmtuara.

Indeksonline ju sjell disa fotografi të siguruara nga kjo rrugë e dëmtuar në Lagjen” Tophane” në Prishtinë./Indeksonline/