75 Mall Live Search
12:17 / E Diele, 04 Tetor 2020 / indeksADMonline

Banorët e Llashticës të shqetësuar, shtylla elektrike që dy muaj në gjendje katastrofale, po rrezikon jetën e njerëzve

Banorët e fshatit Llashticë të Gjilanit janë tejet të shqetësuar me një shtyllë elektrike që është gati për t’u rrëzuar.

Në një prononcim për Indeksonline, një nga banorët e fshatit ka treguar se ata kanë lajmëruar KEK-unë dhe shpërndarësit e internetit, por askush nuk po e merr përgjigjësinë për ta rregulluar, transmeton Indeksonline.

Duke e parë se në këtë rrugë ka qarkullim të njerëzve, kjo shtyllë elektrike po rrezikon jetën e tyre.

Në këtë shtyllë, vetëm një tel ka rrymë elektrike. Banorët e fshatit po shpresojnë që dikush të vijë sa më shpejtë ta rregulloj këtë shtyllë./Indeksonline/