16:23 / E Enjte, 01 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Banorët e Malishevës i qajnë hallet me kryetarin e komunës

Si çdo të enjte, edhe sot, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj ka vazhduar me pritjen e qytetarëve në zyrën e tij, ku qytetarët, në mënyrë individuale apo grupore, kanë paraqitur para kryetarit, hallet dhe çështjet e tjera të tyre dhe të komunitetit.

Në të gjitha rastet, kryetari Begaj, ka ofruar mbështetjen apo ka ofruare këshillat e nevojshme, për zgjidhjen e problemeve të caktuara, të cilat qytetarët i kanë paraqitur sot, gjatë takimeve me kryetarin.

Problemet më të shumta të paraqitura, edhe sot sikur edhe herëve tjera, janë problemet sociale dhe ekonomike, por edhe shqetësime tjera të komunitetit.

Përndryshe, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, edhe pse asnjëherë nuk i kthen prapa qytetarët, gjatë ditëve tjera të punës, ditën e enjte, duke filluar nga 13:00, i pret palët në zyrën e tij, duke i mbajtur kështu dyert e hapura për qytetarët.