20:12 / E Mërkurë, 13 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Banorët e “MATI 1” në hall, rruga ku jetojnë shndërrohet në “liqen”

Banorët që jetojnë në Lagjen “Mati 1″ në Prishtinë vazhdimisht ankohen pasi që rruga ku ato banojnë është e dëmtuar.

E kjo vihet më shumë në pah pas motit me shi, pasi e gjithë rruga mbulohet me ujë.

Kjo gjë vështirëson shumë qarkullimin e automjeteve madje për këmbësoret kalimi në atë rrugë është i pamundur, shkruan Indeksonline.

Banorët kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me këtë gjë vazhdimisht mirëpo deri më tani nuk kanë mnarrë ndonjë përgjigje./Indeksonline/