75 Mall Live Search
14:00 / E Enjte, 03 Shtator 2020 / indeksADMonline

Banorët e një lagjeje në Prizren në hall me pusetën e prishur, komuna nuk iu bën zgjidhje

Ka dy muaj që po kërkojnë ndihmë nga komuna e Prizrenit. Janë këta banorët e lagjes Bajram Curri, rruga” Alajdin Xhezairi” e të cilët janë në hall me një puset të prishur në rrugën e tyre, raporton IndeksOnline.

Përkundër ankesave që kanë dërguar e kërkesa në adresë të komunës, ata ende nuk kanë marrë një përgjigje pozitive.

Banorët e kësaj lagje në kushte anonimiteti kanë treguar për IndeksOnline se që nga korriku janë në pritje që të rregullohet kjo puset e thyer. Puseta  përveç që përbënë rrezik për automjetet dhe shkakton dëme tek to, banorët shqetësohen edhe për fëmijët e tyre të cilët frekuentojnë në këtë rrugë.

IndeksOnline ju sjell pjesë të bashkëbisedimit të një qytetari me zyrtar komunal: