75 Mall Live Search
20:47 / E Shtunë, 30 Janar 2021 / OSH

Banorët e Shushicës e mirëpresin në odë Bekë Berishën

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Bekë Berisha sot është pritur nga banorët e fshatit Shushicë, shkruan IndeksOnline.

Ai tha se diskutuan për çështje të cilave do iu jepen prioritet gjatë angazhimit politik.

“Pritje madhështore nga banorët e fshatit Shushicë

Me banorët këtu diskutuam për shumë tema qe i preokupojnë dhe i dëgjova me vemëndje, qështje të cilat do i listojmë si prioritete gjatë angazhimit tonë politik. Projekti i ujësjellësit për mbivadën si dhe rruga e Moknës janë dy projekte për të cilat me kënaqësi ju kemi dhënë epilog ne Qeverinë Haradinaj.

Shushica e Mehmet Akifit, Isuf Sadikut dhe e Shaban Isës si dhe e gjithë mbivada gjithmonë u rreshtuan drejt në të gjitha proceset e rrugëtimit të Kosovës, ata sot po rreshtohen krah punës, forcimit të shtetit dhe të drejtës për jetë me dinjitet, krah presidentit Ramush Haradinaj.

Falemnderit Shushicë

Bekë Berisha”, shkroi ai./IndeksOnline/