75 Mall Live Search
18:30 / E Enjte, 14 Tetor 2021 / AR

Banoret e Spanjës boshatisin shtëpitë per shkak të rrezikut nga shpërthimi i llavës

Që nga 19 shtatori, ishulli spanjoll La Palma është bërë i kuq nga tymi dhe lumenj llavash të ndezur kanë dalë nga vullkani, shkruan CNN, transmeton IndeksOnline.

Më shumë së 300 njerëz u larguan nga shtëpitë e tyre në mëngjesin e hershëm të së enjtës.

Derdhja nga vullkani Cumbre Vieja rrezikon të mbulojë një zonë të ishullit spanjoll.

“Gjate mëngjesit nje tërmet me magnitudë 4.5 e tronditi ishullin”, tha Instuti Spanjoll Gjegrafik. Thuhet të jetë më i fuqishmi nga 100 tërmetet që kanë goditur zonën e shpërthimit gjatë 24 orëve të fundit.

©CNN

Dridhjet janë regjistruar qe para shpërthimit, dhe ekipet e urgjencës u dhanë disa orë kohë banorëve të qyteteve Tazacorte dhe La Laguna për t’i mbledhur sendet dhe për t’u takuar në një vendtakim.

Llava e kuqe tashmë ka shkatërruar gati 600 hektarë tokë dhe 1.500 shtëpi dhe ndërtesa të tjera, duke përfshirë një fabrikë çimentoje.