75 Mall Live Search
13:22 / E Mërkurë, 14 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Banorët e Taslixhes në hall me mbeturinat, e pastruan vullnetarisht por prapë u mbush

Banorët e shumë komunave në Kosovë, çdo ditë ankohen për mbeturinat që hasin në rrethin ku jetojnë.

Një rast të tillë e ka edhe një banore e rrugës ‘Haki Taha’ në Taslixhe, e cila ka thënë për Indeksonline se kjo gjendje është bërë e padurueshme.

“Në lagjen ku jetojmë s’mund të marrim frymë lirshëm nga mbeturinat që hidhen çdo ditë këtu prej banoreve të banesës , njëherë kemi dal vullnetar që të pastrojmë por e kot, prapë është mbushur full mbeturina”, ka thënë banorja.

Në fotot e dërguara në redaksi, shihet sasi e madhe mbeturinat në këtë pjesë, përkatësisht prapa Shtëpisë së Shëndetit. /Indeksonline/