19:57 / E Mërkurë, 27 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Banorët e Thumanës edhe sonte nën qiell të hapur, me reshje shiu e mot të ftohtë

Shqiptarët po vazhdojnë të përballen me ankthin dhe frikën pas situatës së krijuar që nga tërmeti i parë që goditi Shqipërinë.

Edhe pse kanë kaluar shumë orë që kur ndodhi lëkundja e parë, numri i viktimave veçse është në rritje.

32 është numri i konfirmuar deri më tani të gjithë atyre që humbën jetën si pasojë e tërmetit, që la edhe qindra të lënduar, shumë të tjerë nën rrënoj.

Shumë shqiptarë humbën edhe shtëpitë, banesat e vendet ku bënin gjumin duke mbetur kështu në rrugë. Edhe sonte shumë shqiptarë bëjnë gjumë në qiell të hapur, e në mot të ftohtë pas reshjeve të shiut , transmeton Indeksonline.

Tendat vazhdojnë të jenë të hapura në Thumanë, aty ku shumë shqiptarë janë bashkë me shpresën që vendi do t’i kthehet normalitetit dhe familjet do të marrin lajme për të gjithë të afërmit që po shpresojnë të jenë gjallë e që figurojnë si të zhdukur. Gazetari i Indeksonline nga vendi i ngjarjes bën të ditur se sonte është rikthyer edhe energjia elektrike, gjë që mungoi mbrëmë dhe se gjendja është më stabile.

Thumana dhe Durrësi janë dy vendet më të prekura nga tërmeti, teksa operacioni i kërkim-shpëtimit është duke vazhduar./Indeksonline/