75 Mall Live Search
14:40 / E Enjte, 29 Gusht 2019 / indeksADMonline

Banorët e ”Tophanës” ankohen për ”zaptim” trotuaresh nga veturat e parkuara

Vendparkimet në kryeqytet vazhdojnë të mbesin një problematikë e madhe për qytetaret. Përveç se ata shkelin rregullat duke parkuar kështu automjetet jashtëligjshëm, ata po pengojnë edhe qytetarët, duke ua vështirësuar qarkullimin nëpër rrugët nga kalojnë.

Në lagjen Tophane, pothuajse asnjë trotuar nuk mund ta shohësh të lirë, pasi që të gjitha janë të zëna më veturat e parkuara, shkruan Indeksonline.

Banorët e kësaj lagjeje kanë shumë ankesa lidhur me këtë çështje.

Indeksonline ju sjell disa fotografi, ku mund t’i shihni këto trotuare të stërmbushura nga veturat./Indeksonline/