75 Mall Live Search
16:34 / E Diele, 17 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Banorët e Vrellës në baltë, komuna lë 50 m rrugë për ta asfaltuar vitin e ardhshëm

Asfaltimi i rrugëve në vendin tonë shpesh është kritikuar pikërisht për mënyrën e punimit dhe cilësisë.

Jo pak rrugë pa shkuar as një vit nga asfaltimi janë dëmtuar, e disa të tjera vazhdojnë të mbesin të zhytura në baltë.

Por, në mëshirë të fatit, ka mbetur një rrugë në fshatin Vrellë të Istogut. Komuna e ka lënë në gjysmë asfaltimin e saj, shkruan Indeksonline.

Nga 250 metra rrugë sa ishtë e tëra, komuna ka asfaltuar vetëm 200, duke lënë kështu 50 metra për vitin e ardhshëm.

Kjo është rruga e dytë që mbetet në gjysmë, pasi që edhe më herët në gjysmë kishte mbet edhe ajo “Djemtë e Vrellës”, e cila të dërgonte te Kompleksi Memorial i Dëshmorëve./Indeksonline/