75 Mall Live Search
16:37 / E Martë, 09 Korrik 2019 / indeksADMonline

Banorët e zonës treguan, Komuna e Prishtinës dënon qytetarin që ndoti ambientin

Duke qenë qyteti më i populluar dhe më i madh në vend, Prishtina vazhdon të jetë një nga vendet më të ndotura në Kosovë.

Sigurisht, ndotësit më të mëdhenj janë vet qytetarët, por jo edhe ky banus nuk i ka shpëtuar dot gjobës, përcjellë Indeksonline.

Drejtori i Inspekcionit në Komunën e Prishtinës përmes një postimi ka bërë të ditur se qytetari që ka hedh mbeturinat në vendin jo të duhur sot ka marrë dënimin e merituar, e identifikimi i tij është bërë përmes ndihmës së banorëve të zonës.

Me ndihmën e banorëve të zonës është zbuluar se kush i ka hedhur këto mbeturina. 

Përveç gjobës, pala është obliguar që ta pastrojë hapësirën në prezencë të inspektorëve”, ka shkruar Tahiri.

Ndryshe, qytetari që ka hudhur mbeturinat është dënuar me 100 euro./Indeksonline/