Banorët në Matiqan në hall me kamionët, dheu midis rrugë e trotuare të dëmtuar
Banorët e lagjes Matiqan, rruga ‘Muharrem Fejza’, janë në hall me kamionët.
Disa banorë të kësaj lagje kanë adresuar shqetësimet e tyre lidhur me qarkullimin e madh të mjeteve të rënda, kamionë nëpër rrugët e lagjes, transmeton Indeksonline.

Siç shihet edhe në këto pamje, dheu në mes të rrugës e trotuaret janë dëmtuara.
Ata thonë se për shkak të disa punimeve që po bëhen në lagjen ‘Mati 1’, kamionë të shumtë qarkullojnë nëpër rrugës e kësaj lagje, duke dëmtuar rrugën./Indeksonline/

