75 Mall Live Search
16:39 / E Martë, 01 Tetor 2019 / indeksADMonline

Banorët në rrezik, shtylla elektrike gati të rrëzohet!

Një shtyllë elektrike në lagjen Arbëria në Prishtinë është gati për t’u rrëzuar.

Si pasojë e kësaj, banorët e rrugës Azem Jashanica po ndihen të rrezikuar, transmeton Indesonline.

Nuk dihet nëse KEDS do të intervenojë për të rregulluar shtyllën, por që nga pamjet kuptohet se ajo është gati për të rënë e tëra./Indeksonline/