14:55 / E Martë, 28 Gusht 2018 / indeksADMonline

Banorët po digjnin shkurre, zjarri del nga kontrolli dhe rrezikon shtëpitë

Një zjarr masiv rrezikon disa banesa në Fushë Milot.

Mësohet se zjarri fillimisht ka nisur në afërsi të stacionit të trenit dhe më pas është përhapur me shpejtësi.

Shkak i zjarrit dyshohet djegia e disa shkurreve nga disa banorë, por më pas flakët kanë dalë jashtë kontrollit dhe rrezikojnë disa banesa.

Në vendngjarje kanë mbërritur tre zjarrfikëse, por terreni malor vështirëson shuarjen e flakëve.