75 Mall Live Search
07:50 / E Mërkurë, 26 Shkurt 2025 / MSH

Banorët që i nxori Gjesti kthehen në “Big Brother”

Amberi, G-Bani dhe Jozi janë tre ish-banorët që rikthehen për të vijuar rrugëtimin në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Në televotimin e hapur të shtunën e shkuar pas përzgjedhjes së 7 personazheve nga Gjesti me “valixhen e tundimeve”, publiku ka rikthyer në shtëpi tre ish-banorë.

Por cilat janë rregullat në rast se një prej të rikthyerve fiton çmimin e madh?

Vetëm një prej banorëve të rikthyer mund të shkojë në finale dhe nëse ndodh të shkojë në finale, çmimi në rastin e Amberit dhe Jozit përgjysmohet. Ndërsa për G-Banin, nëse fiton merr vetëm 20 mijë euro. Po ashtu, banorët e rikthyer nuk kanë imunitet, çka do të thotë që mund të nominohen të shtunën.