19:48 / E Diele, 24 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Banorët tmerrohen nga ndotja toksike e ambientit, bora kthehet në ngjyrë të gjelbër

Bora toksike e gjelbër dhe e zezë që ka rënë në qytetet ruse ka ndezur protesta masive kundër ndotjes.

Banorët në Pervouralsk u tmerruan kur kimikatet që dilnin nga një fabrikë kromi bënë dëborën e bardhë në një ngjyrë të gjelbër.

Më parë këtë javë bora në Kemerov u kthye në e zezë të tmerrshme për shkak të ndotjes nga thëngjilli.

Dhe vendasit në Sibai janë detyruar të mbajnë maska ​​pasi smogu i trashë nga një fabrikë bakri është vendosur mbi qytet që nga nëntori.

Fenomeni i çuditshëm ka shkaktuar që të ngritne qindra mijëra njerëz në protesta në të gjithë Siberinë kundër ndotësve, gjë që ka gjetë mbështetjen e presidentit Vladimir Putin. /Indeksonline/