75 Mall Live Search
14:02 / E Hënë, 06 Shtator 2021 / B O

Banorët vendas dalin kundër vilës së Xherdan Shaqirit

Xherdan Shaqiri ka krijuar zhurëm në vendbanimin e tij në Zvicër. Projekti i shtëpisë së tij të re nuk po merr miratimin e banorëve të Rheinfeldenit. Sipas kritikëve, ajo nuk përshtatet me peizazhin e zonës.

Shtëpia që planifikon të ndërtojë ai në lahjen Kapuzinerberg në Rheinfelden, do të ketë 270 metra katrorë dhe do të zëvendësojë tjetrën, të ndërtuar më herët.

Fqinjët kanë kundërshtuar, me pretekstin se ndërtesa prej betoni nuk përshtatet me pamjen e lagjes Kapuzinerberg.

Sipas gazetës fqinjët thonë se cilësia e tyre e jetesës do të dëmtohej jashtëzakonisht shumë nga projekti. Aplikimi për ndërtimin e vilës është ende në pritje në qytetuin Rheinfelden dhe ende nuk është vlerësuar./Indeksonline/