Banorët e Çikatovës protestojnë për tokat e tyre me xehe që i takojnë Ferronikelit
Banorët e fshatit Çikatovë sot do të mbajnë protestë, siç thonë ata, në mbrojtje të tokave.
Ata po pretendojnë se tokat e tyre private i janë falur fabrikës Ferronikel, pa i kompezuar banorët.
Kjo protestë do të mbahet para Gjykatës Themelore të Prishtinës, dega në Drenas, nga pra 13:00.
Sipas tyre, nuk ka marrëveshje apo dokument qëdëshmohet se tokat janë kompensuar.
Mirëpo, për Indeksonline, kohë më parë, Komuna e Drenasit ka thënë se pronat e këtyre banorëve janë shpronësuar në vitet e 70-ta.
Sipas tyre, kur shpronësimi është bërë në atë kohë, vet banorët nuk kanë pranuar kompensim, derisa theksojnë se këto toka janë të Ferronikelit.
Banorët e këtij fshati kanë deklaruar se nuk do tëheqin dorë nga pronat e tyre private./Indeksonline/