09:06 / E Martë, 12 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Banori i “Unazës së Re” rreth protestës: Situata, si në luftën e Kosovës

Një prej banorëve të “Unazës së Re” thotë se këtu zona është njësoj si në luftën e Kosovës, kur luftonte kundër regjimit të Millosheviqit.

“Po të shikoni sot këtu, e gjithë skena duket si në Kosovë më 1999 kur bënin luftë kundër regjimit të Millosheviqit. Kosova ishte e pushtuar dhe po bënte luftë për t’u çliruar. Sot Shqipëria është 100 vjet shtet dhe është e pushtuar nga krimi i organizuar. Ka lekë për t’i shpronësuar banorët? Nuk ka. E bën thjesht për të treguar forcën. Nuk kanë faj djemtë dhe vajzat e policisë së shtetit”, tha banori.

Ai tha se nga mediat është informuar për 9 persona të plagosur.

“Nga mediat di që janë 9 persona të plagosur në spitalin e Traumës. Nuk e di nëse ka edhe nga forcat e policisë, por i uroj shërim të shpejtë të gjithëve. E gjithë kjo situatë ka vetëm një emër. Edi Rama. Do i vijë dita edhe Edi Ramës, kur të shkojë te 7 penxheret”, u shpreh banori.