75 Mall Live Search
20:31 / E Enjte, 12 Janar 2023 / MSH

Banorja e re e BBV thotë se “prindi nuk përfaqëson fëmijët”, Artani nuk pajtohet

Banorja e re e Big Brother VIP Kosova, Mbresa, po tregohet goxha e përfshirë në biseda me tema nga më të ndryshmet.

Por, një nga bisedat e saj me Artanin u shoqërua edhe me kundërshtim të këtij të fundit mbi temën nëse “prindi e përfaqëson ose jo fëmijën e tij”.

“Duhet me e bë dallimin midis profesionit dhe biznesit, në këtë rast muzika që bën Getinjo dhe jeta personale e tij. Vetëm se ai përdorë fjalë që janë ndoshta vulgare, nuk do të thotë që babai i tij nuk ka ditur ta rrisë atë”, ka thënë Mbresa.

“Nuk ka lidhje se çfarë bën Getinjo, babai i tij e përfaqëson vetëm veten e tij”, ka shtuar ajo pos tjerash.

Por, për ta ditur se mbi çfarë arsyesh u bazua Artani në kundërshtimin e tij, shikojeni videon në linkun e mëposhtëm.