75 Mall Live Search
12:34 / E Premte, 26 Korrik 2024 / L K

Barack dhe Michelle Obama dalin publikisht në përkrahje të Kamala Harrisit

Pas dorëheqje së presidentit Joe Biden nga rikandidimi për president, Kamal Harrisi ka nisur tashmë fuqishëm fushatën e saj për presidente.

Sot, Harrisi ka publikuar edhe një video ku tregon se ka marrë edhe përkrahjen e ish-presidentit të SHBA-së, Barack dhe Michelle Obama.

“Nënkupton shumë për mua që të kem përkrahjen tuaj, Michelle dhe Barack Obama. Le të punojmë”, ka shkruar Harrisi pasi çifti Obama e kanë telefonuar për t’i dhënë përkrahje.