17:46 / E Enjte, 11 Mars 2021 / OSH

Barack dhe Michelle Obama marrin vaksinën kundër Covid-19

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Barack Obama, dhe bashkëshortja e tij, Michelle Obama, kanë marrë vaksinën kundër COVID-19.

Këtë e bëri të ditur Michelle me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ku edhe ka thënë se shpreson që vaksinën do ta marrin të gjithë njerëzit.

“Unë dhe Baracak jemi krenarë që kemi marrë vaksinën kundër COVID-19. Kjo është më mira që mund të bëjmë për ta mposhtur virusin, shpresoj që do t’iu kthehemi gjërave që kemi lënë pas dhe na kanë munguar. Vaksinimi do t’i mbrojë jetët dhe ajo jetë mund të jetë e juaja”, ka shkruar Obama.