75 Mall Live Search
16:34 / E Diele, 15 Nëntor 2020 / Blerim

Barack Obama flet për gruan gjatë kohës që ishte president i SHBA-së: Shpesh e lija të vetmuar dhe në tension…

SHBA– Ish- presidenti Barack Obama ka treguar në librin e tij ” Një Tokë të Premtuar’, e cila flet për jetën në Shtëpinë e Bardhë dhe marrëdhënien me gruan e tij Michelle.

Sipas mediave të huasa, presidenti i 44-të i Amerikës ka treguar se jeta e tij me Michelle nuk ishte e njëjtë gjatë kohës që ai ishte në Shtëpinë e Bardhë, Obama ka thënë se shpesh e linte vetëm Minchel të tensionuar, ndërkohë që ai ishte duke u marrë me punë gjatë gjithë natës.

“Do të zhvishesha, do të laja dhëmbët dhe do të rrëshqitesha nën mbulesa, duke u kujdesur që të mos e zgjoja. Dhe megjithëse rrallëherë kisha probleme të binte në gjumë gjatë kohës që isha në Shtëpinë e Bardhë… kishte netë kur, e shtrirë pranë Mishel në errësirë, do të mendoja për ato ditë kur gjithçka midis nesh ndjehej më e lehtë, kur buzëqeshja e saj ishte më e vazhdueshme dhe dashuria jonë më pak e ngarkuar dhe zemra ime papritmas do të shtrëngohej në mendimin se ato ditë mund të mos ktheheshin më”-ka thënë Obama.

Gjithashtu Obama në librin e tij ka shkruar se e lavdëron atë si për rolin që ka pasur në Shtëpinë e Bardhë, ku sipas tij ajo e ka kthyer në një shtëpi popullore, ku ka mirëpritur muzikantë, ushtarakë dhe fëmijë për koncerte.

“Michelle i donte ato koncerte po aq sa unë, por unë dyshoj se ajo do të kishte preferuar t’i kishte marrë pjesë si mysafire sesa si mikëpritëse,”-ka thënë ai.