16:08 / E Hënë, 16 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Barack Obama: Gratë janë më të mira se burrat

Sipas ish-presidentit amerikan Barack Obama, gratë nuk janë perfekte, por ato janë padyshim më të mira se burrat.

Obama mendoi se nëse më shumë gra do të ishin në fuqi, globi do të kishte më shumë stabilitet dhe përmirësim të standardeve të jetës, shkruan Indeksonline.

Obama, i cili shërbeu nga 2009-2017 foli për mënyrën se si ai e imagjinonte një botë të drejtuar nga gratë gjatë kohës sa ishte në detyrë.

“Tani gra, unë vetëm dua që ju ta dini se nuk jeni perfekte, por ajo që dua të them është se ju jeni më të mira se burrat. Unë jam absolutisht i sigurt se nëse çdo komb për dy vjet do të drejtohej nga gratë, ju do të shihni një përmirësim të konsiderueshëm në gjithçka”, tha Obama.

Ndërsa konsiderohet të jetë një nga presidentët më të njohur të Amerikës, Obama nuk ka në plan që së shpejti të kthehet në politike./Indeksonline/