15:46 / E Shtunë, 20 Qershor 2020 / indeksADMonline

Barazim dramatik në Watford-Leicester!

Barazim dramatik mes Watford dhe Leicester në javën e 30-të të Premier League.

Në Vicarage Road në një ndeshje mes dy skuadrave me objektiva të ndryshëm Leicester i Brendan Rodgers nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 edhe pse luajti më mirë se vendasit gjatë gjithë 90-minutëshit dhe goditi një shtyllë me Albrighton.

Në minutën e 89-të një gol spektakolar i Ben Chillwell jo vetëm zhbllokoi sfidën por u duk sikur u dha fitoren “dhelprave”, por reagimi i Watford ishte i menjëhershëm dhe në minutën e 93-të Daëson barazoi rezultatin, duke i dhënë një pikë të vlefshme skuadrës së tij në garën për mbijetesë, ndërkohë që Leicester aktualisht pozicionohet në vendin e 3-të me 54 pikë dhe aktualisht duket se e ka të sigurt një vend në grupet e Uefa Champions League për sezonin e ardhshëm.