75 Mall Live Search
19:26 / E Diele, 28 Prill 2019 / indeksADMonline

Barazim në derbin e Premierligës, Chelsea mbetet në vendin e katërt

Manchester United dhe Chelsea kanë barazuar me rezultat 1-1 në ndeshjen e xhiros së 36-të të Premierligës.

“Djajtë e Kuq” kaluan të parët në epërsi me golin e  Juan Mata në minutën e 11-të të ndeshjes.

Golin e barazimit e shënoi Marcos Alonso në minutën e 43-të të ndeshjes.

Me këtë barazim, Chelsea është në vendin e katërt me 68 pikë, dy më shumë se Arsenali dhe tri më shumë se Manchester United. /IndeksOnline/