Barazim në derbin e Premierligës, City krijon diferencë 10 pikë

Ka përfunduar në barazim derbi i Premierligës.
Chelsea dhe Liverpooli kanë barazuar me rezultat 2-2 në ndeshjen e javës së 21-të të kampionatit anglez. Të gjitha golat u shënuan në pjesën e parë.
Liverpooli krijoi epërsi të dyfishtë me golat e Mane në minutën e nëntë dhe Salah në minutën e 26-të.
Chelsea barazoi me golat e Kovacic në minutën e 42-të dhe Pulisic në minutat shtesë të pjesës së parë.
Chelsea mbetet e dyta me 43 pikë, një më shumë se Liverpooli dhe 10 më pak se Manchester City. /Indeksonline/