75 Mall Live Search
19:57 / E Diele, 01 Tetor 2023 / C E

Barazim pa gola në Bergamo, Atalanta dhe Juve ndahen në paqe

Një ndeshje pa gola ka përfunduar në Bergamo, ku Atalanta dhe Juventus u ndanë në barazim me rezultatin 0-0.

Një ndeshje me shumë raste nga të dyja palët, por asgjë e konkretizuar në 90 minuta. Bergamezët ishin më të rrezikshëm, por nuk mundën të gjenin portën e bardhezinjve.

Edhe Juventus pati rastet, por gjithashtu topi nuk deportoi në rrjetë.

Me nga një pikë të fituar në këtë sfidë, Juventus renditet në vendin e katërt me 14 pikë, ndërsa Atalanta në vendin e pestë me 13 pikë.