75 Mall Live Search
19:52 / E Shtunë, 15 Shkurt 2025 / G T

Barazimi i tretë me radhë nga Napoli, rrezikon pozitën e parë në Serie A

Skuadra e Napolit ka barazuar 2:2 ndaj Lazios në derbin e javës së 25-të në Serie A.

Ekipi vendas shënoi golin e parë në këtë sfidë, me anë të Isaksenit në minutën e 6’të, shkruan Indeksonline

Vetëm pas pak minutash, Raspadori shënoi për shifrat 1:1.

Në pjesën e dytë, ekipi i Antonio Contes kaloi në epërsi në minutën e 65’të. Golin e shënoi Marusic (autogol).

Por, skuadra vendase, në minutën e 87’të, shënoi me anë të Dia-s dhe barazoi shifrat në 2:2, që ishte edhe epilogu final i këtij takimi.

Ky ishte barazimi i tretë i Napolit në tri ndeshjet e fundit në Serie A. Kështu ata rrezikojnë ta humbasinë pozitën e parë në tabelë sepse janë vetëm dy pikë (56) para Interit (54)../Indeksonline/