Barazimi me Leipzigun, Guardiola nervozohet me gazetarin (VIDEO)

Manchester City nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 si mysafir i Leipzigut, në ndeshjen e 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.
Trajneri i cityzens, Pep Guardiola, pas ndeshjees u shpreh i lumtur me paraqitjen e skuadrës, por ishte i nervozuar me një gazetar gjatë konferencës për media, transmeton IndeksOnline.
J”am i lumtur në përgjithësi me ndeshjen. Disa njerëz presin që ne të vijmë të fitojmë 4-0, më vjen keq, nuk është aq e lehtë. Nuk e pashë incidentin e penalltisë, kështu që nuk mund të komentoj”, deklaroi Guardiola për BT Sports./IndeksOnline/