Barazimi mes Serbisë dhe Sllovenisë i konvenon Shqipërisë, rrit gjasat për kualifikim

Serbia dhe Sllovenia kanë barazuar sot me rezultat 1-1 në Kampionatin Evropian.
Ky barazim i konvenon kombëtares së Shqipërisë, duke i rritur gjasat për kualifikim në fazën e 1/16-tës së finales, shkruan IndeksOnline.
Kuqezinjët kanë shumë gjasa që të përfundojë e treta në grupin B, duke marrë parasysh se katër kombëtaret më të mira të vendit të tretë kalojnë tutje në EURO.
Shqipëria me një fitore ndja Spanjës në ndeshjen e ardhshme do të kalonte fazën e grupeve, por ka një mënyrë për të shkuar më tej me vetëm një pikë.
Kështu, Shqipërisë mund t’i ndodhë që në të paktën dy grupe, ekipet e treta të jenë kombëtaret me dy pikë. Sigurisht, kjo është e mundur edhe në të gjitha grupet e mbetura në të cilat nuk janë luajtur ende ndeshjet e xhiros së dytë.
Kështu Shqipëria për të përfunduar e treta në Grupin B, i duhet së paku një barazim ndaj Spanjës, me gjasë që Kroacia nuk do të fitonte ndeshjen kundër Italisë./IndeksOnline/
