75 Mall Live Search
17:16 / E Mërkurë, 10 Prill 2024 / Gj. Sh

Barazimi në “Bernabeu”, statistika e cila kualifikon Manchester City në gjysmëfinale

Një nga ndeshjet më interesante këtë sezon në Ligën e Kampionëve, ajo e cila u zhvillua të martën mbrëma mes Real Madridit dhe Manchester Cityt, përfundoi me barazim.

Rezultati përfundimtar në “Santiago Bernabeu”, ishte 3-3, duke mbetur e hapur mundësia për kualifikim në gjysmëfinale për të dyja skuadrat, shkruan IndeksOnline.

Por një statistikë interesante tregon se Mancester City do të kaloj në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Kampioni në fuqi, në tre heret e fundit kur kishte barazuar ndeshjen e parë, kishte arritur të fitonte në ndeshjen kthyese duke kaluar në fazën tjetër.

Në sezonin 2015/2016, City barazoi me PSG-në në ndeshjen e parë me rezultat 2-2, ndërsa fitoi 1-0 në ndeshjen kthyese.

Në sezonin 2022/2023 barazoi 1-1 me Leipzigun, kurse në ndeshjen e dytë Manchester City fitoi me rezultat të thellë 7-0.

Hera e tretë ishte sezonin e fundi, ku skuadra angleze u përball pikërisht me Real Madridin dhe arriti të kualifikohet në raundin tjetër.

Ndeshja e parë përfundoi me barazim 1-1, ndërsa në ndeshjen e dytë City fitoi me rezultat 4-0.

Pas atij suksesi, Manchester City arriti edhe të fitoj Ligën e Kampionëve, duke e mposhtur në finale skuadrën e Interit./IndeksOnline/