Barazohet gjithçka në “Rexhep Rexhepi” , Fazliu tund portën e Feronikelit

Skuadra e Dritës ka arritur ta barazoj rezultatin kundër Feronikelit.
Në minutën e 52-të, Vucaj bëri një krosim të bukur në zonë , ku arriti ta gjej Astrit Fazliun i cili shënoj gol të bukur me kokë.
Për Feronikelin gol shënoj Mendurim Hoti në pjesën e parë./Indeksonline/