Barazohet rezultati në “Emirates”

Arsenali është nikoqir i Bayern Munich-ut, në ndeshjen e sontme që po luhet në kuadër të fazës çerekfinale të Champions League.
Ekipi londinez kaloi në epërsi në minutën e ’12-të, me një goditje të bukur nga Bukayo Saka, raporton Indeksonline.
Megjithatë, gëzimi i “Gunners” nuk zgjati shumë, pasi me një sulm të organizuar, Byern Munich-u shënoi golin e barazimit.
Serge Gnabry shënoi në minutën e ’18-të, për të barazuar rezultatin për bavarezët.
Rezultati momental: Arsenal 1 – 1 Bayern Munich./Indeksonline/