75 Mall Live Search
14:26 / E Mërkurë, 26 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Barazon Milan, Gatusso mund të shkarkohet rrugës për në aeroplan

Milani nuk ka arritur ta mposhtë as edhe një skuadër modeste si Frosinone.

Në kuadër të javës së 18-të në Serie A, ”Rossonerët” kanë barazuar me Frosinonen si mysafir.

Skuadra e Gennaro Gattusos kështu nuk e ka gjetur rrugën e fitores, madje as të golit në Serie A në katër ndeshjet e fundit, transmeton IndeksOnline.

Me këtë barazim qesharak, Milani pritet që ta sot ta shkarkojë trajnerin, Gennaro Gattuso, pasi që mendohej se kjo ndeshje ishte e fundit për ta dëshmuar veten ai.

Në vend të Gattusos, Milani pritet ta emërojë Arsene Wenger, megjithatë ende nuk ka ndonjë njoftim zyrtar.

Pas 18 ndeshjeve të zhvilluara, Milani mbetet në vendin e pestë me 28 pikë, ndërsa, Frosinone në vendin e 19-të me 10 pikë./IndeksOnline/