“Barbie” nis pushimet me bashkëshortin në Greqi (pamje)

Margot Robbie ka zgjedhur Greqinë për disa ditë relaksi këtë fund gushti, së bashku me bashkëshortin e saj Tom Ackerley. 33-vjeçarja u fotografua me një palë rroba plazhi të bardha, kombinuar me një varëse ngjyrë ari.
Në pamjet e sigurta nga Daily Mail, bukuroshja duket teksa zhytet në ujë, ndërsa më pas kalon momentet romantike me dashurinë.

Pushimet e Margot dhe Tomit vijnë vetëm pak javë pasi filmi “Barbie” u shfaq në kinema. Ylli që ishte në rolin kryesor, fitoi rreth 50 milionë dollarë gjatë krijimit të filmit. Filmi theu rekord, duke grumbulluar 1 miliard dollarë në tre javët e para që nga premiera.
Për të promovuar fillimin e kukullës së famshme, Margot rikrijoi disa nga veshjet e Barbie-t, ku dominonte ngjyra rozë.
